INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja cili sektor ka punonjësit më dembelë

Ja cili sektor ka punonjësit më dembelë

Publikuar më: 10:18 28-03-2017

Punonjësit që punojnë në sektorët e akomodimit dhe shërbimet ushqimor janë më dembelët.

 

Nga një studim që ka bërë INSTAT këta punonjës që mbulojnë këto sektorë kanë produktivitetin më të ulët në raport më vlerën e shtuar më punësimin.

Në sektorin e akomodimit dhe restoranteve për mikrondërmarrjet (1-9 punonjës) produktiviteti i matshëm për punonjës është 279 mijë lekë në vit.
Ndërsa punonjësit e sektorit të ndërtimit, të bizneseve të vogla, dhe punëtorët e nxjerrjes së naftës janë më të papërtuar.
Gjithashtu dhe tregtarët kanë një nivel të lartë të produktivitetit me një nivel prej 564 mijë lekësh në vit.
Në tërësi, në ekonominë shqiptare, sipas INSTAT, produktiviteti i punës rezulton më i lartë në ndërmarrjet e mëdha me 250 edhe më shumë të punësuar, përkundrejt ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Sipas aktiviteteve ekonomike, në NVM me 1-249 të punësuar, si dhe në ndërmarrjet e mëdha me 250+ të punësuar, produktiviteti më i lartë është te sektori i industrisë nxjerrëse. Ndërsa, produktiviteti më i ulët është te sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor.

Article Logic
Execution time: 0.0029668807983398