I keni parasysh filmat me pullë të kuqe apo jo?
Janë ato sekuenca apo detaje që e kalojnë fazën thjesht “provokuese”. Diçka e ngjashme ka ndodhur dhe në klipin e fundit, me titull “Njësoj” të bukuroshes së muzikës shqiptare, Elvana Gjata. Megjithatë artistja e njohur ka ditur që të heshtë aty ku duhet, si për t’i lënë vend imagjinatës dhe për ta bërë veten edhe më misterioze, dhe natyrisht më sexy. Edhe pse vështirë se mund ta quajmë mister, pasi jemi të bindur që kushdo mund ta marrë me mend “çfarë ka dashur të thotë autori”. Nuk bëhet fjalë për një sekuencë video, por për disa fjalë në tekstin e këngës, fjalë të cilat...nuk u thanë! Nga minuta 1:40 e deri tek 1:47, Elvana këndon pjesën:
“Se ti gjithmonë m'ke dasht mas vetes
un njësoj t'kom dasht mas vetes
edhe kur...(Shshshsh)...mas vetes”
Tek vargu i tretë, kur Elvana tregon që (ai) e ka dashur pas vetes “edhe kur...”...pikërisht aty dikush (Flori, i cili e ka shkruar tekstin) e ndërpret duke e heshtur! Kjo si për të mos e lejuar të thotë diçka të ndalur ose që nuk është për veshët e të gjithëve. Pyesim veten se cilat janë ato momente ku Elvana dhe (ai) e kanë dashur njëri-tjetrin pas vetes, që nuk mund të thuhen. Pyesim veten edhe pse nuk besojmë se është shumë e vështirë për t’u marrë me mend. Një detaj më shumë se thjesht përvëlues, të cilin ndoshta e kanë kapur vetëm ata që kanë lexuar edhe tekstin e këngës përveçse e kanë dëgjuar këtë të fundit. Kjo pasi ajo “Shshshsh” është pozicionuar shumë mirë dhe jemi të bindur që pozicionimi do të ishte perfekt në rast qëllimi i këngës nuk do të ishte ta nxirrte në pah. Fundja, ndryshe nuk do të ishte vënë fare aty. Në fund, një BRAVO me gërma kapitale për këngën që ka tejkaluar shifrën e dy milionëve. Kujtojmë se llogaria në Vevo e Elvanës heq çdo hije dyshimi mbi shifrën e klikimeve të arritur nga bukuroshja 29 vjeçare.