Duket se gjërat po bëhen serioze.
Pauza që Albani dhe Çiljeta bënë në lidhjen e tyre u interpretua si një ndarje por jo. Madje dashuria e tyre gjatë kësaj periudhe është bërë edhe më e fortë duke hedhur hapin e radhës. Ditën e ditëlindjes këngëtarja e ka festuar me të dashurin Albanin dhe mamanë e tij. Nuk e dimë nëse ky është prezantimi i saj i parë me vjehrrën por në foto marrëdhënia e tyre duket nga ato për t’u marrë shembull. A do të jetë dasma hapi i radhës?