Kjo është periudha e jetës më e bukur për Majk!
Reperi i njohur, jo vetëm që po shijon suksesin e hitit të tij të ri Katile, por ai është bërë për herë të parë baba pas ardhjes në jetë të djalit Roan.
Majk ka qenë i lidhur me Majlinda Zekën, me të cilën u ndanë pas një kohe të shkurtër, por nga kjo lidhje bukuroshja ka mbetur shtatzënë duke sjellur në jetë frytin e dashurisë, djalin Roan.
Mbrëmjen e kaluar Majk publikoi një foto ku bëri publike dhuratën e parë për djalin dhe sigurisht kishte të bënte me një pasion të tijin, basketballin. Reperi i bleu një palë atlete Jordan, të inspiruara nga kampioni Michael Jordan.
Duket se ardhja në jetë e këtij fëmije e ka ndryshuar Majkin. Sërish sot ai ka vizituar dyqanet dhe i ka blerë një komplet Roanit të vogël, ku përfshihet një body, një kapuc dhe këpucë që mbahen në ambientet e shtëpisë, mjaft të ngrohta për të porsalindurit. Duket se reperi ka shije në të zgjedhur pasi me të vërtetë janë shumë të bukura dhe për më tepër janë Jordan.