INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja disa mënyra për t’i mbrojtur flokët para se të notoni

Ja disa mënyra për t’i mbrojtur flokët para se të notoni

Publikuar më: 12:42 20-07-2016

Shumë vajza nuk kanë dëshirë ta lagin kokën ndërsa notojnë. Në ditë shumë të nxehta, asgjë nuk është më e freskët se sa uji i ftohtë i një pishine apo i detit. Por, kur është fjala për flokët, kujdesi ndaj tyre, sidomos në stinën e nxehtë, duhet të jetë maksimal për arsye se rrezet e diellit, çdo ditë e më shumë i dëmtojnë.

Po ju sjellim disa sugjerime se si mund t’i mbroni flokët gjatë sezonit të verës, sidomos kur jeni në plazh.

Lagi me ujë

Studimet thonë se gjithmonë para se të notosh duhet t’i lagësh flokët me ujë

Përdorni vaj

Preferohet që të përdorni vaj, pasi që u mbron flokët nga klori dhe kripa.

Krem mbrojtës

Nëse notin e aplikon jashtë, det, pishinë, gjithmonë para se të notosh duhet t’i lyesh flokët me krem mbrojtës.

Pastroni flokët

Një gjë e tillë është e domosdoshme, pasi ju largoni klorin, kripën dhe çdo papastërti që keni marrë nga plazhi.

Balsam

Mbaje balsamin në flokë për rreth 10-15 minuta në mënyrë që t’i hidratosh.

Article Logic
Execution time: 0.0036461353302002