INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja disa nga parashikimet e 2016 për të ardhmen e teknologjisë!

Ja disa nga parashikimet e 2016 për të ardhmen e teknologjisë!

Publikuar më: 09:42 03-06-2016

E ardhmja mund të jetë një botë ngazëllyese e mbushur me vetura pa shoferë, ndërkohë që Sillicon Valley po ballafaqohet me një rënie në shitje.

Raporti i Mary Meeker ka vendosur në një prezantim disa nga parashikimet e trendeve në teknologji për të ardhmen.

Këto janë disa prej ngjarjeve që mund të bëhen pjesë e përditshmërisë tonë në ta ardhmen e afërt.

Rritja e internetit po zvarritet:

Është dëshmuar që numri i përdoruesve të internetit është duke u zvogëluar. Në kohën kur vendet e zhvilluara janë në ngopje, pjesa tjetër është larg qasjes në internet. Këtu përmenden vendet si Etiopia apo Pakistani.

Veturat auto-drejtuese mund të jenë tregu i rradhës në Amerikë!

Veturat gjithnjë e më shumë janë duke u kompjuterizuar dhe duke u bërë më shumë automatike dhe të lidhura me internet. Kur bëhen më të ‘mencura’ dhe më të gatshme për të komunikuar me rrugët rreth tyre, veturat do të fillojnë të jenë shofer të vetvetes.

Eventualisht do të flasim me kompjuterët tanë

Sipas Meeker, komunikimi njeri-kompjuter, është në rritje. Ka filluar me asistentet me zë si Siri apo Echo nga Amazon.

Falë zhvillimit të procesimit të gjuhës dhe makinave komunikuese, teknologjia është duke parë rritje të shpejtë në drejtim të komunikimit me zë ndaj kërkesave kompjuterike.

Article Logic
Execution time: 0.0035760402679443