INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja disa truke të mahnitshme për pastrimin e hekurit për hekurosje: Do të shkëlqejë sikur sapo e keni blerë!

Ja disa truke të mahnitshme për pastrimin e hekurit për hekurosje: Do të shkëlqejë sikur sapo e keni blerë!

Publikuar më: 11:21 26-06-2019

Përdorimi i shpeshtë i hekurit për hekurosje në sipërfaqe të tij mund të ngjiten mbetjet e rrobave, gurëz dhe pluhur në fund të hekurit

Prandaj hekurosja bëhet më e vështirë, ndërkaq mund të mbeten njolla në rroba.

Prandaj është shumë me rëndësi të dini se si ta pastroni hekurin tuaj dhe kështu t’ia zgjasni afatin e qëndrueshmërisë.

Përzierja e ujit dhe uthullës

• Fundin e hekurit zhyteni në përzierje të uthullës dhe ujit dhe lëreni të qëndrojë, më vonë pastrojeni.

Pasta nga soda e bikarbonatit

• Provoni të bëni pastë nga një lugë uji dhe dy lugë sodë bikarbonati dhe me të lyeni fundin e hekurit.

Merrni një leckë pambuku dhe fërkojeni mirë dhe pastaj fshini mbetjet

• Për pastrimin e vrimave nëpër të cilat kalon avulli ndihmojnë shkopthat për pastrim të veshëve.

• Shkopthat njomni në ujë të distiluar dhe pastaj pastroni vrimat.

Pastrimi i depozitës për ujë të distiluar

• Qitni përzierjen e ujit të distiluar dhe uthullës dhe lërini të qëndrojë rreth gjysmë ore në mënyrë që uthulla të veprojë dhe të shkrijë ndotjet e grumbulluara.

• Përzieni ¾ të filxhanit ujë dhe një të katërtën e uthullës së bardhë.

• Aktivizoni hekurin dhe shfrytëzoni opsionin për avull në mënyrë që hekuri të pastrohet edhe më shumë.

• Mbetjen e ujit vetëm shpërndajeni.

Kur të përdorni sustat për nxjerrjen e avullit, është e mundshme që nga hekuri të fillojë të bien pjesëza të vogla gurëzish, andaj kujdesuni në cilën sipërfaqe e bëni këtë veprim, sepse më vonë do të detyroheni ta pastroni.

Article Logic
Execution time: 0.0019090175628662