INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja dy patentat e ish-ministrit Tahiri që iu gjetën në makinë biznesmenit i cili u kap me 800 mijë Euro [FOTO]

Ja dy patentat e ish-ministrit Tahiri që iu gjetën në makinë biznesmenit i cili u kap me 800 mijë Euro [FOTO]

Publikuar më: 19:13 03-11-2017

Të tjera detaje zbulohen për arrestimin e biznesmenit 25-vjeçar në Elbasan, të cilit iu gjetën 800 mijë euro dhe dy patenta të ish-ministrit të Brendshëm. Në total kanë qenë 3 patenta që janë gjetur në makinën e O.S. Dy prej dëshmive të aftësisë për drejtim mjeti janë të ish-ministrit Tahiri për drejtim të mjeteve lundruese dhe një e bashkëshortes së tij zonjës Fatlinda Berisha.
“Gazeta Shqiptare” sjell foto të patentave të sekuestruara nga policia në makinën e biznesmenit.
Për këtë ngjarje denoncoi i pari kreu i PD-së, Lulzim Basha. Sipas tij Policia e Shtetit me urdhër të Edi Ramës e mbajti të fshehtë ngjarjen.
Pak pas këtij denoncimi të Bashës, ka reaguar Policia e Shtetit përmes një njoftimi për media, ku konfirmohet ngjarja, por nuk përmenden fare dy lejet e drejtimit në emër të Saimir Tahirit që u gjetën në makinën e shtetasit Orest Lefter Sota dhe as shuma prej 800 mijë eurosh. Policia thotë vetëm që iu gjet një shumë e madhe parash, por pa bërë publike vlerën e saktë. Siç shihet në foton e publikuar janë dy leje drejtimi tek të cilat Tahiri ka nivelin ‘Skipper’ (kapiten)’.

tahiri.jpg


Ato ndryshojnë nga njëra tjetra tek tonazhi i lejuar i mjetit. Nuk është e qartë ende se çfarë donte në makinën e Orest Sotës patentat e Saimir Tahirit dhe shuma prej 800 mijë eurosh. A është në dijeni ish-Ministri i Brendshëm se këto patenta i kishte Orest Sota? Kujtojmë që në deklarimet e ditëve të fundit, Saimir Tahiri është shprehur se nuk kishte pasur mjet lundrues, por pa saktësuar nëse kishte apo jo leje drejtimi për këto mjete.

Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994