Kim Kardashian dhe e motra e saj Khloe shpesh herë janë akuzuar se të pasmet e tyre nuk janë krejtësisht natyrale. Këto akuza janë lëshuar ndaj tyre sepse kur bukuroshet e familjes Kardashian humbën peshë, të pasmët e tyre nuk ishin si më parë. Mirëpo këto dyshime shtohen më tepër pas fotove të publikuara nga Daily Mail. Kim është e njohur për asetet e saj, pasi ka të pasmet më të famshme në botë, “titull” të cilin ia ka marrë Jennifer Lopezit. Por mesa duket kur vjen puna te perfeksionimi i formave të saj, yllit të Keeping Up With The Kardashian, i duhet ndihmë. Ajo është qendra e vëmendjes për paparacët, dhe pikërisht kur po largohej nga festa e ditëlindjes së motrës së saj Khloe Kardashian të hënën, asaj i dukeshin të brendshmet që kishte veshur për t’iu dhënë formë të pasmeve.