Kemi thënë me qindra herë që rrjetet sociale janë mjaft të rëndësishme për ne. Risitë që këto rrjete na sjellin janë kryefjalë e lajmeve të teknologjisë dhe sot më në fund kemi një risi të re eksperimentale nga Youtube.
Youtube trending menu ka ekzistuar prej kohësh, por tani mbase duhet provar për më shumë. Drejtuesit e video streaming service-it më të madh në botë thjesht janë mahnitur nga popullariteti i Instagram Explore.
Tom Leung, drejtori i menaxhimit të produktit dhe hostimit të platformës në Youtube deklaroi në kanalin e tij Creator Insider që një Explore Tab feature do të shfaqet së shpejti. Sigurisht që si çdo eksperiment, vetëm një numër i caktuar përdoruesish do të mund që ta provojnë.
Tom Leung thotë që momentalisht vetëm 1% e përdoruesve që zotërojnë iPhone do të aksesojnë atë që Youtube po zhvillon. Qëllimi i kompanisë është që të bëjë që përdoruesit të kenë shumë sygjerime nga ana e rrjetit dhe në këtë mënyrë të eksplorohen video të reja apo kanale të reja që atyre mund që t'i interesojnë.
Të presim sa të na vijë në dorë risia pastaj ta vlerësojmë.