INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja fati i 16 sirianëve të parë, që hynë në Shqipëri…

Ja fati i 16 sirianëve të parë, që hynë në Shqipëri…

Publikuar më: 09:18 05-05-2016

16 sirianët e parë, që hynë në vendin tonë pasditen e së mërkurës për momentin janë strehuar në qëndrat e ngritura nga shteti shqiptar. Ata sipas policisë janë intervistuar dhe kanë rrëfyer se synimi i tyre nuk është Shqipëria, po donin të vazhdonin udhëtimin e tyre për në Serbi dhe më pas në Gjermani.
Sirianët dëshmojnë se u  kanë paguar nga 50 euro taksive për të arritur në kufirin Shqiptar. Ata nuk duan të qëndrojnë në vendin tonë dhe meqë nuk mundën të shkojnë dot drejt Gjermanisë, kanë kërkuar të rikthehen në Greqi.
Sirianët fillimisht kanë qënë në kampin e Idomenisë dhe që atje janë larguar në drejtim të Selanikut, nga ku kanë marre dy taksi për t’iu afruar më pas Shqipërisë.
Më pas kanë udhëtuar 16 km me këmbë për rreth 12 orë deri në momentin, që janë kapur nga policia kufitare në stacionin e Kapshticës.

Autoritetet shqiptare thonë se disa nga këta shtetas ndodhen në Stacionin e Kapshticës për emigrantët, ku iu është ofruar ushqim dhe veshje dhe janë akomoduar. Ndërsa të tjerë janë shoqëruar në spital për shkak se nuk kanë qënë mirë me shëndet.

Article Logic
Execution time: 0.0035371780395508