INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja fëmija i parë që “bekohet” nga çifti Kardashian-West [FOTO]

Ja fëmija i parë që “bekohet” nga çifti Kardashian-West [FOTO]

Publikuar më: 20:40 30-05-2016

Çifti i famshëm, Chrissy Teigen dhe John Legend, janë bërë prindër të një vajze muajin e kaluar. Gjatë shtatëzanisë së Chrissyt, Kim Kardashian i ka qëndruar afër asaj duke organizuar festën “babyshower”, duke bërë shopping por vogëlushen si dhe duke i dhënë këshilla prindërore mikeshës së saj.

Por foshnja Luna Simone më në fund është takuar me Kimin dhe Kanye ku prindërit, i prezantuan atyre vajzën e mrekullueshme gjatë një mëngjesi në Nobu. Dhe sigurisht që e pasqyruan në Snapchat, takimin e parë të tyre.

Natyrisht, çiftet janë miq shumë të ngushtë, pra është e qartë se menjëherë Kanye dhe Kim janë tërësisht në dashuri me Luna-n. Kjo shikohet nga fotot, ku edhe reperi 38 vjeçar, na tregon një nga buzëqeshjet e tij të rralla.

Ashtu si prindërit e tyre me siguri që Luna dhe Saint do të jenë miq të mirë.    

Article Logic
Execution time: 0.0035531520843506