Protesta e Partisë Demokratike vijon në të gjithë vendin, me qytetarët që kanë bllokuar disa prej rrugë kryesore që prej orës 11:00.
Tre nga figurat kryesorë të kësaj partie nuk janë bërë pjesë e këtij tubimi.
Ish-kryeministri Sali Berisha, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu nuk i janë bashkuar kësaj protestë ndonëse kanë kaluar 45 minuta nga fillimi i saj dhe kanë mbetur vetëm 15 minuta nga përfundimi, sipas orarit zyrtar të parashikuar.
Jozefina Topalli dhe Majlidna Bregu kanë dal kundër këtij bojkoti që në fillim, dhe nuk janë parë në asnjë moment pranë çadrës së lirisë.