Eshtë mbajtur më në fund mbrëmjen e kësaj të diele, Billboard Music Awards.
Një event i përfolur prej kohësh, i cili nuk ka dalë shumë jashtë parashikimeve tona. E themi këtë pasi ashtu si kandidaturat, edhe çmimet kanë shkuar më së shumti tek katërshja e artistëve, Rihanna, Adele, The Weeknd dhe Justin Bieber. Më konkretisht Adele ka marrë plot 6 çmime përfshirë këtu atë si Artistja femër më e mirë e vitit dhe atë për Këngën më të shitur të vitit në lidhje me hitin "Hello". Ndërkohë kanadezi The Weeknd ka marrë në shtëpi 8 çmime, ndër to atë si Artisti më i mirë i vitit dhe atë për Albumin më të mirë R&B. Sigurisht çmimi si Artisti më i mirë në mediat sociale i është dhënë Justin Bieber, i cili duhet thënë ka punuar shumë për këtë ditë. Ndërkohë ashtu siç ishte paralajmëruar, Rihanna është vlerësuar me çmim për arritjet e saj në klasifikimet e ndryshme të Billboard!