Ilir Meta është betuar si presidenti i 10 i Shqipërisë që nga shpallja e Pavarësisë.
“Në këto momente duke përcjell falënderime, më lejoni t’iu dëshmoj vullnetin tim të hekurt për të respektuar kushtetutën në interes të vendit.
Kushtetutshmëria, respekti i shtetit të së drejtës, gjithmonë do ti shërbej frymës së bashkëpunimit institucional, dhe avancimit të reformave demokratike që e bëjnë Shqipërinë në një end më demokratike.
Në 25 vjet kam qenë pjesë aktive e opozitës dhe maxhorancës, në vijën e parë të ballafaqimit politik”, tha Meta në fillim të fjalës së tij.