INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja fjalët prekëse me të cilat vajza e Johnny  Depp mbron të atin [FOTO]

Ja fjalët prekëse me të cilat vajza e Johnny Depp mbron të atin [FOTO]

Publikuar më: 12:22 31-05-2016

Ndërkohë  që partnerja  e  Johnny Depp, Amber Heard  ka nisur sulmet ndaj tij me pretendimin se ai ka ushtruar dhunë ndaj saj , Lily-Rose Depp, vajza 17-vjeçare e yllit të kinemasë ka filluar të mbrojë babanë e saj në rrjetet sociale, në lidhje me divorcin dhe akuzat e Heard.

Të dielën Lily-Rose ka postuar një mesazh mbështetjeje duke thënë : “Babai im është personi më i  ëmbël dhe më i dashur që njoh. Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë nja baba i mrekullueshëm për mua dhe për vëllanë tim të vogël. Kushdo që e njeh do të thoshte të njëjtën gjë”.

Për ta bërë sa më prekës mesazhin Lily  e ka shoqëruar atë me dy foto  nga e kaluara kur ajo ishte e vogël dhe Johnny Depp e mbante në duar. Madje edhe ish bashkëshortja e tij, Vanessa Paradise mbrojti aktorin duke thënë se ai ishte i ndjeshëm dhe i dashur duke hedhur poshtë pretendimet e dhunës në familje. Gjithë akuzave të Amber, Depp iu është përgjigjur duke thënë se ajo po përpiqet të sigurojë një zgjidhje të parakohme financiare, duke insistuar tek abuzimi. Pas kësaj, ndoshta  Amber-it do t’ i duhe të sigurojë  akuza më të forta. 

Article Logic
Execution time: 0.004148006439209