Elita Rudi dhe Gjiko u bënë dje për herë të parë prindër dhe sot çifti prezantoi vogëlushin me botën.
Prezantuesja nga Kosova postoi disa foto me vogëlushin, që erdhi në jetë mbrëmjen e së mërkurës.
Buzët si dhe flokët e zinj janë tiparet më dalluese të vogëlushit, ndërsa duket se i sapolinduri është një miksim mes mamit dhe babit.
Elita zbulon se e kanë pagëzuar vogëlushin me emrin Zëri, ndërsa në postimin e saj shkruan:
“Mbrëmë Zoti na bekoi me djalin tonë Zëri Gjikolli. Oh gëzim më të madh në jetë nuk paska!”.