Ata janë një ndër çiftet më të përfolur në mediat rozë dhe vetëm pak ditë më parë, martesën e tyre e kurorëzuan me një fëmijë duke u bërë kështu prindër për herë të parë. Sinan Hoxha dhe Andrra Destani, mesa duket po i shijojnë këto momente të lumtura më të voglin e tyre Anis, për emrin e të cilit janë bashkuar dy emrat e prindërve të tij. Bashkëshortja e Sinanit, ka publikuar mbrëmjen e kaluar një foto të vogëlushit të tyre Ansi, gjatë kohës që ai qëndronte i shtrirë në krevat. Por mesa duket, modelja Andrra, akoma nuk do na e shuajë kuriozitetin për të parë se kujt i ngjan, teksa në foton e shpërndarë në Instagram, kishte vendosur një arush që i mbulonte fytyrën vogëlushit të porsalindur.
Urojmë që Ansi të ketë jetë të gjatë, dhe të bëhet i suksesshëm si prindërit e tij.