INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja futbollisti i vetëm i Kombëtares që uroi për ditëlindje kapitenin Cana [FOTO]

Ja futbollisti i vetëm i Kombëtares që uroi për ditëlindje kapitenin Cana [FOTO]

Publikuar më: 20:46 27-07-2016

27 korriku është një ditë e veçantë për Lorik Cana-n, sepse në këtë datë, kapiteni feston ditëlindjen, këtë herë të 33-ën. Cana i lindur në Gjakovë, për 13 vitesh ka mbajtur të veshur fanellën kuq e zi, dhe sigurisht që urimet ishin të shumta nga tifozët kuq e zi në mbarë trojet shqiptare. Por ajo çfarë na bëri përshtypje ne të IN Tv, është se futbollistët e tjerë të kombëtarës nuk e uruan kapitenin e tyre, në rrjetet sociale. I vetmi lojtar që e uroi, është shoku i skuadrës te Nantes, Ermir Lenjani, i cili postoi në Instagram një foto "throwback" me Canën.

Ndoshta shqetësohemi kot, pasi djemtë kuq e zi mund të jenë të zënë me ekipet respektive në fazën përgatitore në prag të sezonit të ri.

Edhe sulmuesi Sokol Cikalleshi ka ditëlindjen në të njejtën ditë me Lorik Canën. Sulmuesi i Istanbul Basakhsehir, feston sot 26 vjetorin e lindjes.

FSHF dhe kreu i saj Armando Duka kanë uruar të dy futbollistët e kombëtares për ditëlindjen e tyre. Edhe stafi i IN Tv, i’u urojmë djemve ditëlindjen, dhe suksese në karrierën e tyre!

Article Logic
Execution time: 0.0038409233093262