Jennifer Aniston, edhe pse ende pa një fëmijë në horizont, e vazhdon e lumtur martesën me Justin Theroux. Madje ata janë të lumtur si ditën e parë dhe këtë e shfaqën edhe më shumë teksa festuan përvjetorin e parë të martesës ditëhn e premte më 5 gusht. Burime pranë People bëjnë të ditur se bashkëshorti i saj , për të qenë pranë Jennifer, u shkëput nga xhirimet në Australi. “Justin fluturoi nga Australia në L.A. të kalojë javën me Jen”, ka thënë burimi.
“Ata ishin të qetë në shtëpi, kanë ngrënë darkë së bashku me miqtë dhe kishin një festë të vogël”.
Aniston, 47 vjeçare, dhe Theroux, 44, u martuan në shtëpinë e tyre në L.A., në një ceremoni sekrete.