Sa të fshehte paskan qenë dhe këta vipat!
Sajti JustJared.com ka konfirmuar së fundmi se Eva Mendes dhe i dashuri i saj prej shumë vitesh Ryan Gosling, kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të dytë, dy javë më parë. Më konkretisht raportohet se aktorja 42-vjeçare solli në jetë vogëlushen e quajtur Amada Lee në orën 8 të mëngjesit të datës 29 prill, në një spital të Santa Monikas në Kaliforni. Ndërkohë ajo çfarë na habit më shumë është fakti se lajmi i shtatzanisë u konfirmua në mesin e muajit prill, pra vetëm një javë para lindjes. Megjithatë fshehtësia ka qenë gjithmonë karakteristikë e çiftit Gosling dhe Mendes, të cilët edhe ardhjen në jetë të vajzës së tyre të parë Esmeralda, e mbajtën sekret për disa muaj. Sidoqoftë i urojmë jetë të gjatë e të bukur të porsalindurës Amada Lee!