Vendimi i qeverisë shqiptare për të prishur disa ndërtime në qytetin e Himarës, për ti hapur rrugën rregullimit të qendrës së qytetit është kthyer në një temë shumë të debatushme midis Shqipërisë edhe Greqisë.
Shteti helen kërcënoi sot hapur që do pengonte Shqipërin në antarsimin në BE.
Këto janë ndërtesat të cilat qeveria greke mendon që pas prishjes 19 familje do hidhen në rrugë.
Sipas Kryeministrit Rama, vetëm një prej ndertesave është 3-katëshe dhe shërben si bujtin, të tjerat janë lavazho automjetesh dhe magazina të braktisuara.