Eleni Fourera padyshim është një ndër këngëtaret më të talentuara me origjinë shqiptare dhe këtë gjë e dëshmoi gjatë performancës së saj në spektaklin e Eurovisionit ku rrëmbeu edhe çmimin e dytë.
Duhet thënë se Eurovizioni këtë vit u dominua nga shqiptarët, saktësisht 3, të cilët morën vendet përkatëse; Eleni Fourera në vendin e 2-të, Ermal Meta në vendin e 5-të dhe Eugent Bushpepa në vendin e 11-të.
Pavarësisht se këngëtarët shqiptare në Eurovision konkurruan në emra shtetesh të ndryshme, ata e përkrahën njëri-tjetrin. Po ashtu edhe pikët e dhëna nga Shqipëria, shkuan për Ermalin(12 pikë) dhe Elenin(10 pikë).
Mesa duket kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga mediat greke të cilat ditën e djeshme fajësuan Shqipërinë që Eleni doli në vendin e dytë, me pretekstin se nuk i dhanë 12 pikë.
Në një intervistë për mediat greke këngëtarja me origjinë shqiptare është pyetur se si është ndjerë që Shqipëria nuk i dha 12 pikë.
“Më dhanë 10 pikë, çfarë do të thuash? Ishim 3 shqiptarë, duhet të ndaheshin në njëfarë mënyre pikët, njëri do merrte 10 njëri do merrte 12”, është shprehur këngëtarja.
Mesa duket për Elenin gjithçka ka qenë në rregull madje edhe pikët e dhënë, ajo e ka mbyllur intervistën duke i falënderuar të gjithë shqiptarët nga zemra.