Reperi i njohur, Ledri Vula, ka gati albumin e tij më të ri. Ky projekt do të publikohet mbrëmjen e sotme në “Youtube”.
Ai shprehet se do kishte dashur që këtë album ta prezantonte nëpër koncerte, por situata ishte e tillë.
“Albumi 10/10 sonte del komplet ne Youtube. Kete album ja kom pas borxh fansave, dostave, vetes e edhe vet muzikes qe e boj. Situata neper te cilen po kalojm sna ka lon me realizu qysh e kemi menu, por cdo gje e ka te miren dhe te keqen e vete. E mire se albumi megjithate ka arrite me dal dhe e keqja qe s’kom mujt me e nda personalisht me publikun ne koncerte. Por ajo kohe po vjen me kismet. E me kismet po vijne edhe projekte te reja. Faleminderit krejt njerzve qe jon pjese e ketij projekti. Gjithashtu faleminderit krejtve per suportin dhe komentet e mira”, shkruan Ledri në postim.