Format e saj trupore janë shumë të diskutuara, por njëkohësisht janë edhe arma më e fortë e Kim Kardashian.
Edhe pse tashmë është nënë e dy fëmijëve, pas lindjes së djalit, ka arritur të vijë në formën perfekte. Dhe nuk kishte si ta humbiste këtë rast pa e ekspozuar trupin çdo moment. Por jo vetëm Kim, edhe motra e saj e madhe Khloe ka nisur “Një fushatë publiciteti” për trupin e 34 vjeçares. Ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto të Kim me rroba banjo dhe me një bark shumë të tonifikuar. “Ajo më motivon me këtë trup. Zonja West”, ka shkruar Khloe në profilin e saj në instagram.