Zakonisht e shohim në shoqërinë e mikut dhe kolegut, Lyrical Son por këtë herë Kresha quan dikë tjetër vëlla.
Blerim Destani feston sot ditëlindjen dhe mes urimeve të shumta nuk ka munguar as ai i mikut të tij, Mc Kresha. Reperi, teksa ka postuar një foto të aktorit, krah saj ka shkruar: Urime ditëlindjen bruda. U bëfsh 100 vjeç. Shëndeti dhe lumturia të përcjellshin në cdo hap të jetës”.
Dhe sigurisht në kthim ka marrë falenderimin e Blerimit i cili po ashtu e quan vëlla reperin.