Rita publikon listën e plotë të këngëve që do të përmbajë albumi i saj i ri.
Më në fund, më 23 nëntor të këtij viti, Rita Ora do të publikojë albumin e saj të dytë të shumëpritur.
Albumi me titull 'Phoenix' del edhe një muaj, ndërsa tani Rita ka zbuluar listën e plotë të këngëve që do të përfshihen aty.
Në album do të përfshihen edhe hitet që Rita ka publikuar tashmë, si 'Anywhere', 'For You', 'Your Song' dhe së fundi, 'Let you love me'.
Ai do të përmbajë gjithsej gjashtë këngë, ndërsa pesë nga to janë bashkëpunime.
Tri nga këto bashkëpunime tashmë i kemi dëgjuar, ndërsa të rejat do të jenë 'Summer Love' me Rudimental dhe 'Keep talking' me Julia Michaels.