Liderët politikë nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi do të takohen me krerët e BE, Gjermanisë, Francës, Austrisë dhe vendeve të tjera. Takimi mbahet këtë të hënë në Paris, dhe bëhet fjalë për Konferencën e tretë për Ballkanin Perëndimor pas takimit të Berlinit dhe Vjenës.
Qëllimi i Samitit që vjen vetëm pak ditë pas referendumit të Britanisë për dalje nga BE është afrimi i vendeve të Ballkanit me unionin tashmë 27 anëtarësh.
Mësohet se gjatë punimeve të samitit do të bëhet vlerësimi i progresit të arritur projektet e deritanishme si dhe priten të ndërmerren nisma për projekte të reja në mbështetje të vendeve Ballkanike. Më herët shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati bëri të ditur se në samitin e Parisit, Shqipëria do të kërkojë financimin e një projekti hekurudhor.