Shtëpia e re në të cilën do të jetojnë Barack Obama, Micheal Obama dhe dy vajzat e tyre është gjetur dhe madje do të jetë shumë afër Shtëpisë së Bardhë.
Arsyeja kryesore që familja Obama do të vazhdojë të jetojë në Washington është për shkak të vajzës së tyre më të vogël, Sasha e cila vazhdon shkollën dhe pritet që të diplomohet në vitin 2018.
“Do të qëndrojmë për dy vite të tjera në Washington, deri sa Sasha të përfundojë shkollën. Transferimi në një shkollë tjetër në mes të shkollës së mesme është e vështirë “, u shpreh Barack Obama në muajin mars të vitit 2015.
Shtëpia e re e familjes Obama është ndërtuar në vitin 1928, është 761 metra katrorë, ka 9 dhoma gjumi dhe 8 tualete. Në vitin 2014, kjo shtëpi është shitur me vlerën e $ 5,000,000. Vlera e saj sot është $ 7,000,000.
Barack Obama do të paguaj shumën e $ 22,000 në muaj.
Së shpejti familja Obama do të transferohet në këtë shtëpi.