Manchester United ka marrë një goditje të madhe pasi Antonine Griezmann ka dhënë deklaratën më të bujshme deri tani se do të qëndrojë tek Atletico Madridi.
Jose Mourinho besohet se e ka vendosur sulmuesin francez në maje të listës së objektivëve për transferim këtë verë, por duket se kjo listë tani do të ketë nevojë për një emër të ri.
Griezmann është hapur rreth jetës në “Vicente Calderon”, duke thënë se ai është “shumë rehat” aty dhe se e do trajnerin Diego Simeone.