Legjenda e Rock n Roll, David Bowie u nda nga jeta në fillim të këtij muaji dhe dëshira e tij pas vdekjes ishte që hiri të shpërndahet në Bali sipas ritualeve Budiste.
Sipas Page Six, pasuria e tij vlen 100 milionë dollarë, gjysma e së cilave, nga testamentit të tij do i përkasin gruas, Iman. Përveç kësaj, ajo do të trashëgojë edhe shtëpinë e tyrë në Manhattan, New York. Pjesa tjetër do të ndahet mes djalit, Duncan Jones dhe vajzës, Lexi Zahra Jones. David ka menduar gjithashtu edhe për miken dhe asistenten e tij, Corrine Coco Schwab, të cilës i kalojnë 2 milionë dollarë si dhe 1 milionë dollarë për ish dado-n e djalit të tij.
David Bowie u nda nga jeta më 10 janar, në moshën 69 vjeçare pas një beteje me kancerin.