INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ja ku do të strehohen miliarderët në rastin e një apokalipsi [VIDEO]

Publikuar më: 09:17 12-08-2016

Fundi i botës tremb shumë njerëz. Por Robert Vicinoi i Vivos Europa e sheh fundin e botës edhe si një biznes. Në këtë mënyrë kompania nëntokësore endërtimit Vivos ka bërë më shumë sesa në një shtëpi për të jetuar në rastin e një apokalipsi.

Vivos Europa është një strehë-bunkier në Rothenstein, Gjermani mendohet të jetë më e madhja e ndërtuar dhe më e sigurta në botë. Gjithashtu është një nga më luksozet në botë. Nëse edhe ju mendoni të jeni pjesë e saj, një vend në këtë bunker është në dispozicion vetëm me ftesë, dhe secilit i duhet të paguajë 5 milionë dollarë për të qenë pjesë e saj.

Blerësit vetëm atëherë mund të kenë dhomat e tyre të zbukuruara dhe të përshtatura sipas preferencave. Kur struktura të jetë e plotë, bunkeri masiv do të vendoset për tu mbrojtur nga fatkeqësitë natyrore.

I ndërtuar fillimisht nga sovjetikët gjatë Luftës së Ftohtë, i cili u përdor si një fortesë për pajisjet dhe municionet ushtarake, prona e pabesueshme u zbulua vetëm kohët e fundit nga themeluesi i Vivos, CEO Robert Vicino.

Ai tha se mundësia për të blerë një hapësirë në bunkerin Europa po prezantohet ekskluzivisht për miliarderët dhe industrialistët globalë.”Ne nuk e dimë kur një apokalips do të ndodhë. Për ata që nuk e kanë siguruar një zgjidhje ende, kjo tashmë është tepër vonë,” tha Vicino. “Kjo është e shtrenjtë, por është një investim në jetën tuaj dhe në pasuri të patundshme.”

Article Logic
Execution time: 0.0035271644592285