Liverpool planifikon ta shesë sulmuesin Mario Balotelli te një klub nga Kina, ka njoftuar tabloidi britanik “Mirror”.
Balotelli ka dështuar të lë gjurmë në periudhën e dytë të huazimit te Milani, ndërsa trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk ka plane për sulmuesin në Anfield.
Ish ylli i Manchester Cityt kërkohet nga disa klube nga Premierliga dhe Serie A, por drejtuesit e Liverpoolit janë optimistë se italiani do të transferohet në Kinë.