Shumë prej këngëtarëve, ndryshe nga pjesa tjetër, mezi presin shtatorin për të nisur pushimet.
Diçka e tillë ka ndodhur edhe me Dua Lipën. Kjo e fundit ka lënë pas impenjimet në muzikë dhe pasi ka mbaruar prekjet finale për albumin, i ka kushtuar disa ditë pushimi vetes dhe...të dashurit. Destinacioni i preferuar i çiftit këtë herë ka qenë Meksika, aty ku qetësia dhe relaksi që iu dhuron deti po iu zëvëndësojnë ditët e zhurmshme.
Foto e përcjellin më së miri jo vetëm vendin por edhe dashurinë që ata të dy kanë për njëri-tjetrin.