INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja ku ishte fshehur autori që vrau 8 pjesëtarë të një familje

Ja ku ishte fshehur autori që vrau 8 pjesëtarë të një familje

Publikuar më: 08:59 11-08-2018

Rreth 500 forca policie rrethuan Selenicën për të kapur autorin 24 vjeçar që kreu krimin monstruoz.

Prangosja e autorit është bërë mëngjesin e sotëm 2 kilometra larg shtëpisë së tij.

Sipas informacioneve Ridvan Zykaj ishte fshehur në një stan.

Deri më tani autori nuk ka pranuar të flas për krimin e rëndë që kreu.

Ditën e djeshme rreth orës 18:00 Ridan Zykaj 24 vjeç vrau me kallashnikov 8 pjesëtarë të një trungu familjar, duke shuar në këtë mënyrë dy familje.

Dyshohet se 24 vjeçari i vrau të afërmit e tij pas një debati të nisur për vjedhjen e disa pulave. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Resulaj.

EMRAT DHE LIDHJET E VIKTIMAVE ME NJERI-TJETRIN

1- Demir Zykaj, 75 vjeç (Vellai i gjyshit të autorit)

2- Perrie Zykaj, 78 vjeç, (Gruaja e Demirit)

3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)

4- Vasilika Zykaj 40-vjeç, (Gruaja e Besimit)

5- Sara Zykaj, 15 vjeç (Vajza e Besimit)

6- Ledjon Zykaj, 8 vjeç (Djali i Besimit)

7- Azem Zykaj 49-vjeç (Djali i Demirit)

8- Afërdita Zykaj 47-vjeç (Gruaja e Azemit)

Article Logic
Execution time: 0.0016300678253174