INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja ku jeton njeriu më i vjetër në botë

Ja ku jeton njeriu më i vjetër në botë

Publikuar më: 10:44 12-03-2016

Ai mbushi 112 vjeç dhe 178 ditë më 11 mars, thotë RBG. Rekordi i mëparshëm mbahej nga japonezi Yasutaro Koide, i cili vdiq në janar, kur kishte arritur 112 vjeç dhe 312 ditë.

Yisrael Kristal ka lindur në afërsi të Zarnovës, në Poloni, në vitin 1903 dhe ka përjetuar dy luftëra botërore, përpara se të transferohej në qytetin Haifa, në Izrael.

Në momentin e dorëzimit të certifikatës së rekordit, Kristal tha se nuk e dinte sekretin e jetëgjatësisë dhe se besonte se gjithçka varet nga Zoti.

“Ka pasur njerëz më të zgjuar, më të fuqishëm dhe më të pashëm se unë që nuk janë më gjallë. Ajo që na mbetet të bëjmë është të vazhdojmë punën dhe të rindërtojmë çfarë është humbur”, tha ai.

Kristal, Ddjali i një mësuesi fetar, u nda nga prindërit e tij gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas lëvizi në Lodz, për të punuar në biznesin familjar të veshmbathjeve.

Pas pushtimit të Polonisë nga nazistët gjermanë në vitin 1939, ai dhe familja e tij u transferuan në geton e Lodzit. Dy fëmijët e tij të parë vdiqën atje dhe Kristal me bashkëshorten Chaja Feige Furcht u dërguan në Aushvic më 1944.

Bashkëshortja u vra më pas në kampin famëkeq, por ai mbijetoi dhe punoi si skllav në punë të detyruara. Kur u gjet nga aleatët në maj të vitit 1945, ai peshonte vetëm 37 kilogramë.

I vetmi i mbijetuar nga familja e tij, ai emigroi në Izrael në 1950 me gruan e dytë dhe djalin e tyre, ku vazhdoi biznesin e familjes derisa u tërhoq.

Article Logic
Execution time: 0.0058310031890869