INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja ku po i kalon pushimet e verës ish-Presidenti i Shqipërisë [FOTO]

Ja ku po i kalon pushimet e verës ish-Presidenti i Shqipërisë [FOTO]

Publikuar më: 15:08 08-07-2016

Franca duket se nuk po fiton vetëm Kampionatin Europian, por edhe zemren e shumë personazheve shqiptarë të cilët kanë zgjedhur mrekullitë e saj turistike për të shijuar verën.

Një ndër to edhe ish presidenti i Shqipërisë, i nderuari zoti Rexhep Meidani, i cili ndodhet aktualisht në Monte Carlo së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Sigurisht zoti Meidani ka kohë që është tërhequr nga vëmendja e mediave, e megjithatë ka qenë një foto e postuar në faqen e Facebook të djalit, Denionit, ajo e cila na ka ngacmuar kureshtjen.

"Duke shijuar jetën në Francë" ka shkruar ky i fundit në foton e postuar të ish liderit të vendit krah gruas Lidra dhe vajzës Adea. Burime pranë intv.al kanë zbuluar se familja Meidani kanë zgjedhur të pushojnë në Le Meridien Beach Plaza Hotel, një nga hotelet më luksoz njëkohësisht edhe më komodët të rivierës franceze! 

Article Logic
Execution time: 0.0036001205444336