INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja ku u inspirua Genta për emrin e vajzës! Kjo mund t’i sillte probleme ligjore këngëtares shqiptare!

Ja ku u inspirua Genta për emrin e vajzës! Kjo mund t’i sillte probleme ligjore këngëtares shqiptare!

Publikuar më: 18:32 14-02-2022

Genta Ismajli ka sjell në jetë dy binjakë, një djalë dhe një vajzë, të cilët nuk i ka prezantuar akoma për publikun.

Ditë më parë u zbuluan vetëm emrat e tyre pasi këngëtarja kishte hapur një llogari në ‘’Instagram’’.

Icon quhet djali ndërsa vajza Ivy Blue. Për këtë të fundit këngëtarja duket se u inspirua nga Beyonce, vajza e së cilës quhet Blue Ivy Carter.
Genta ka ndërruar renditjen e togfjalëshit nga “Blue Ivy” në “Ivy Blue”.

Çështja e emrit të vajzës së parë të Beyone dhe Jay Z ishte bërë mediatike qysh dhjetë vite më parë.

Ata kishin nisur një betejë ligjore për ta patentuar emrin e të bijës duke paditur një kompani nën pretekstin se shfrytëzonte për përfitime emrin.

Në vitin 2020, gjykata iu kishte dhënë të drejtë çiftit të njohur.

Article Logic
Execution time: 0.0036089420318604