INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja kuptimi i 5 ëndrrave që na kanë ''fiksuar'' të gjithëve, nga rënia nga një lartësi deri tek lakuriqësia

Ja kuptimi i 5 ëndrrave që na kanë ''fiksuar'' të gjithëve, nga rënia nga një lartësi deri tek lakuriqësia

Publikuar më: 10:39 14-05-2019

Kur jemi gati për të fjetur shpresojmë të shohim ëndrra të bukura por në të shumtën e rasteve  shohim makthe që të jo vetëm s’të lënë të flesh, por të fiksojnë aq shumë sa do ti gjesh kuptimin atyre që ke parë.

E dini që disa lloje ëndrrash i kemi përjetuar të gjithë dhe sigurisht që po, kanë një kuptim!

Sikur po bini nga një lartësi e frikshme

Oh, të gjithë e kemi përjetuar këtë ndjesi. Kjo tregon që ke një frikë apo pasiguri në vete. Ke frikë se mos dështon nga provimi nesër, mos ndahesh nga partneri apo gjëra të tjera si këto. Mos u trego kaq i ashpër me veten, shkruan anabel.al.

bie.jpeg

Dhëmbë që bien

Është një nga ëndrrat e përbashkëta të njerëzve. Nëse ëndërroni dhëmbë që bien, do të thotë se ndjenjat apo shqetësimi juaj rreth një ndryshimi të madh në jetë është serioz.

Lakuriq!

Çfarë s’kemi dëgjuar për ëndrrat me njerëz apo veten lakuriq. Përpos shpjegimeve të tjera, lakuriqësia simbolizon turpin nga vetja apo ndjesinë e fajit

Klounët

Sado qesharakë të na duken në jetën reale, klounët janë kaq të frikshëm në ëndrra. Por cili është kuptimi i tyre? Klounët në ëndërr përfaqësojnë një njeri misterioz në jetën tënde që nuk ju do shumë të mirën. Përfaqësojnë dikë që ju mendoni se e njihni, por thjesht mendoni!

photo_3629.jpg

Gjarpërinj rreth jush

Jo të gjithë janë fansa të gjarpërinjve. Ka nga ata që tmerrohen nga kjo qenie, por ç’kuptim kanë ata në ëndërr?

Gjarpërinjtë nënkuptojnë frikëra të fshehura që keni apo shqetësime prej të cilave ndiheni të kërcënuar. Kjo ëndërr kërkon që ju të zgjoheni. Duhet të keni kujdes nga çfarë ju rrethon.

snakeee.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041599273681641