INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja kuqezinjtë e thirrur nga De Biazi për dy miqësoret e marsit

Ja kuqezinjtë e thirrur nga De Biazi për dy miqësoret e marsit

Publikuar më: 09:13 21-03-2016

Vetëm dy emra janë nga Superliga, të dy portierë, Orges Shehi dhe Alban Hoxha. Askush tjetër. Në mbrojtje rikthjehet Mërgim Mavraj, i cili e ka lënë pas dëmtimin dhe ka nisur të aktivizohet me Këlnin. De Biazi i beson ende Veselit, i cili debutoi me kuqezinjtë në miqësoret e nëntorit të vitit të shkuar, kundër Kosovës dhe Gjeorgjisë. Ai nuk ka qenë pjesë e eliminatoreve në grup.

De Biazi do të dalë nesër para mesditës në një konferencë për shtyp në mjediset e FSHF-së, për të shpalosur strategjinë dhe pritshmëritë e tij nga dy ndeshjet miqësore të këtij muaji, më 26 mars në Vjenë, ndaj Austrisë, dhe më 29 mars në fushën e Luksemburgut.

Nisin, kësisoji, përgatitjet zyrtare për finalet e “Euro 2016”, ku Shqipëria merr pjesë për herë të parë, si një nga 24 skuadrat më të mira të kontinentit. Natyrisht, të gjithë janë në pritje të listës së lojtarëve, që trajneri kuqezi ka ftuar dhe nesër do t’i zyrtarizojë. “Telesport.al”, në mënyrë ekskluzive, ka arritur të sigurojë emrat e lojtarëve, të cilët do të jenë pjesë e kombëtares për këto dy miqësore.

Më poshtë, ja lista e plotë e lojtarëve, që De Biazi ka thirrur për dy miqësoret e muajit mars:

PORTIERE: ETRIT BERISHA, ALBAN HOXHA, ORGES SHEHI

MBROJTES: NASER ALIJI, ARLIND AJETI, BERAT DIJMSITI, MERGIM MAVRAJ, LORIK CANA, ELSEID HYSAJ, ANSI AGOLLI, FREDERIK VESELI

MESFUSHORE: MIGJEN BASHA, ERGYS KACE, LEDIAN MEMUSHAJ, ODISE ROSHI, HEROLIND SHALA, ERMIR LENJANI, TAULANT XHAKA, BURIM KUKELI, AMIR ABRASHI, ANDI LILA

SULMUES: BEKIM BALAJ, SOKOL CIKALLESHI, ARMANDO SADIKU, SHKELZEN GASHI, MILOT RASHICA (vetëm për Luksemburgun)

 

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916