Kompania automobilistike gjermane BMW po punon për të nxjerrë në treg modelin më të ri, që do të jetë BMW X7. Tashmë është konfirmuar që makina e re do të dalë në treg në vitin 2019, dhe prodhimi do të fillojë në fabrikën e BMW-së, në Spartanburg në Karolinën e Jugut (SHBA).
Risia nga modelet e tjera X të BMW-së është se do të prodhohet me motorrin më të madh, pra një motor V12 6.6 litërsh që është gjithashtu në dispozicion për BMW M7.
Që të bëjnë të tyren këtë makinë, konsumatorëve amerikanë do të iu duhet të paguajnë të paktën 145.000 dollarë, një shumë më e madhe se BMW M7, që çmimi i saj fillon nga 81.300 dollarë.