Një iPhone më i vogël, një iPad Pro prej 9.7 polësh dhe rripa të ri për Apple Watch. Janë këto risitë më të pritura të momentit përsa i përket kompanisë “Apple”, që mund t’i zbuloj në një event të planifikuar me 21 mars.
Një nga risitë më të kërkuara është ajo e iPhone-it me ekran 4 polësh, më i vogli nga modelet aktuale. Ky model do të quhet iPhone-se dhe jo 5SE apo 6C.
Nuk bëhet fjalë për një telefon të “Apple” që kushton pak, sepse do të përfshijë një miks karakeristikash teknike që përmbajnë sot telefona si iPhone 6 dhe 6S.
Gjithashtu në këtë event, Apple do të zbulojnë dhe iPad Pro prej 9,7 polësh, me funksione dhe akserorë për një përdorim gjithmonë e më të avancuar dhe profesional.