Viti shkollorë për vitin 2017-2018 do të nis më 11 shtator. Ky ka qenë vendimi i firmosur nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.
E hëna e dytë e shtatorit shënon ditën e parë të shkollës për nxënësit e arsimit parauniversitar. Ndërsa viti shkollor është parashikuar të përfundojë më 7 qershor të 2018-s për 9- vjeçaren dhe një javë më vonë për ata në arsimin e mesëm.
Nxënësit që këtë vit mbyllin arsimin bazë provimet do ti japin gjatë muajit qershor, konkretisht përgjatë datave 11-30 qershor.
Ndërsa maturantët testimin e fillojnë më herët dhe e përfundojnë në fund të muajit qershor.
Për shkak të provimeve, maturantët do të mbyllin ciklin mësimor një javë përpara të tjerëve, më 31 maj, ndërsa një ditë më vonë hyjnë në periudhën e provimeve. Nxënësit e arsimit profesional kanë data të ndryshme për provimet. Niveli I dhe II do të testohen në periudhën nga 4-15 qershor, ndërsa niveli III nga 28 maji deri më 1 qershor të 2018-s. I gjithë muaji qershor do të jetë në dispozicion për maturantët e profesionales.