INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja kur tradhtojnë femrat dhe meshkujt! Kjo vlen edhe për ta martuarit

Ja kur tradhtojnë femrat dhe meshkujt! Kjo vlen edhe për ta martuarit

Publikuar më: 21:24 17-11-2017

Shkencëtarët sërish kanë provuar të zbulojnë se kur shfaqet kriza në martesë.

Studimi i publikuar në revistën “The Journal of Sex Research”, ka zbuluar kur partnerët më së shpeshti kanë aventura jashtëmartesore.

Shkencëtarët kanë bërë dy hulumtime të ndara në të cilat kanë marrë pjesë 432 persona, nga të cilat secili është dashur të plotësojë pyetësorin lidhur me qëndrimet personale ndaj tradhtisë.

Njëkohësisht, ata janë deklaruar rreth asaj se sa është probabiliteti që, nëse u jepet rasti, edhe vetë të tradhtojnë partnerin.

Sipas të dhënave, është kuptuar që femrat në lidhje shumëvjeçare më  shumë tradhtojnë midis vitit të gjashtë dhe të dhjetë të martesës.

Për dallim nga ato, meshkujt tradhtojnë  më vonë dhe zakonisht tradhtojnë pas vitit të njëmbëdhjetë të martesës.

Këto studime kanë treguar që ekzistojnë shumë faktorë të cilët të anketuarit i kanë penguar të bëjnë tradhti, nga të cilat më së shpeshti theksojnë respektimin e standardit moral dhe frikën nga divorci.

Article Logic
Execution time: 0.0035748481750488