INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja kush do jetë arbitri që do gjykojë finalen Real-Juve

Ja kush do jetë arbitri që do gjykojë finalen Real-Juve

Publikuar më: 14:30 12-05-2017

Gjyqtari Felix Brych do të jetë arbitri i finales së Champios League, Juventus-Real Madrid.

UEFA ka vendosur t’ia besojë këtë super sfidë 41-vjeçarit, i cili ka lindur në Mynih.

Përtej çdo aludimi apo fantazie, pasi luhet dhe gjykohet në një nivel shumë të lartë për të bërë gabime me dashje apo për të pasur ndjenja revanshi, caktimi i Felix Brych si gjyqtar kryesor në finalen Juventus-Real Madrid, është edhe një ironi e fatit për skuadrën spanjolle.

Reali eliminoi Bayern Munchen në çerekfinale, ndërsa në ndeshjen e kthimit, gjyqtari kryesor, Viktor Kassai “masakroi” ekipin gjerman duke i dhënë një karton të kuq të padrejtë Vidalit, por akordoi si të rregullt dy gola në pozicion jashtë loje të Cristiano Ronaldos.

 

Untitled-29.png

Article Logic
Execution time: 0.0035948753356934