Dyshja Kardashian- West sapo janë kthyer nga udhëtimi i fundit ku festuan ditëlindjen e 39-të të Kanye.
Por ata i ka pritur një tjetër fluturim. Të dielën pasdite çifti i njohur ka marrë fluturimin e radhës me destinacion Francën, Parisin.
Ky udhëtim i tyre i dedikohet Kampionatit Europian të futbollit “Euro 2016”. Dhe nëse do të ekzistonte dikush që do ta shpërqëndronte Euro 2016-ën ajo do të ishte padyshim Kim Kardashian.
Me siguri futbollistët do ta kenë të vështirë përqëndrimin në lojë me praninë e 36 vjeçares në stadium. Urojmë që ndonjëri prej tyre të mos shënojë ndonjë autogol nga efekti Kim.