Pas largimit të Tramexanit nga Shqipëria dhe mbylljes së kontratës me FSHF-në, është zbuluar emri i pasuesit të italianit. Emri është zbuluar nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.
Shulku ka thënë se një nga kandidatët për postin vakant që deri dje mbahej nga italiani është Ervin Bulku, që aktualisht mban postin e zëvendëstrajnerit.
“Tani që flasim, Bulku është zëvendëstrajner. Mund të jetë kandidat edhe për rolin e Tramezzanit, i cili me largimin e tij ka hapur dy vende, pasi ishte zëvendëstrajner dhe drejtor teknik. Do të jetë në dorë të De Biasit nëse do e mbajë ende apo jo Bulkun si zëvendësin e tij”, ka thënë Shulku.
Përveç kësaj, Shulku, ka folur dhe për objektivat e kombëtares dhe çëshjen e stadiumit, nga ku ka konfirmuar dhe mbylljen e punimeve brenda një harku kohor prej dy vitesh.