Puna e artistit duhet të jetë e vështirë pasi kalon pothuajse gjithë jetën duke u përpjekur të kënaqë të tjerët.
Të paktën një herë në vit edhe ata kanë ditën e tyre të shënuar ku marrin pafund dashuri dhe e tillë ka qenë dhe dita e Rozana Radit. Artistja e njohur ka festuar ditëlindjen e saj dhe surprizat kanë qenë të njëpasnjëshme.
Sigurisht që ajo nuk ka postuar çdo moment në Instagram-in e saj por kaq sa pamë na mjaftoi për të kuptuar se Rozi, vajza e ditëlindjes, është e lumtur.
Bukuroshja e nisi me një një buqetë të madhe me trëndafila të bardhë, të cilën ja dhuruan miqtë e saj në orën 00:00 fiks. Jo vetëm e talentuar por edhe me miq të mirë…
Ndër të tjera jo vetëm miqtë e afër mendojnë për Rozin por edhe brand-et e njohura janë kujdesur për ta bërë të lumtur në ditën e saj të lindjes.
Më pas vjen dashuria pa kushte, e kush mund ta gëzonte më shumë Rozin sesa prania e familjarëve të saj. Në foto ajo ka pozuar me nipin dhe mbesën dhe duket se motra e saj, regjizorja Andeta Radi, nuk ka nguruar fare t’i dhurojë motrës së vogël një tortë gjigande. Shpresojmë që Rozi të mos e ketë ngrënë të gjithën. Jo për gjë, por së fundmi është në super formë fizike dhe nuk duam të shtojë ndonjë kilogram.
Kjo ishte dhurata jonë e vogël për një artiste e cila meriton të gjithë vëmendjen e mundshme, jo vetëm në ditën e saj të lindjes por gjithnjë. Shumë urime për Rozana Radin dhe shpresojmë ta shohim lart e më lart. Edhe 100!