Capital T është një reper mjaft i famshëm prej vitesh, ku tashmë po korr shumë sukses në tregun muzikor shqiptar.
Karakteristika e tij më e veçantë është fakti se gjithmonë përpiqet që të sjellë inovacione të reja në artin që bën, duke e bërë në këtë mënyrë shumë konkurrues me pjesën tjetër të estradës.
Një karrierë e suksesshmë prej vitesh, do të marrë një tjetër kthesë në koncertin që Trimi ka organizuar në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë më 19 shtator: “Time Capsule”.
Ndonëse është lajmëruar thjesht që do të jetë një event i përmasave të mëdha, ku krahë tij do të performojnë dhe artistë të tjerë, nuk na kanë zbuluar më tepër. Por një surprizë po jua bëjmë ne të ditur.
Burime për Blitz.al kanë konfirmuar artisten e parë që do të performojë krahë Capital T dhe ajo është… Dhurata Dora. Ata janë miq të mirë prej kohësh, si dhe kanë në repertorin e tyre një bashkëpunim të suksesshëm që vazhdon të dëgjohet ende: “Bongo”.