31-vjeçari Franko-Tunizian qe shkaktoi masakrën ne Nise ishte emër i njohur per policinë, si i përfshirë ne grabitje dhe dhune ndaj te miturve, për te cilën edhe ishte dënuar vitin e kaluar, por jo per shërbimet sekrete. Mohamed Lahouaiej Bouhlel, jetonte prej kohesh ne këtë qytet, ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve.
Forcat e sigurisë kryen kontrolle ne banesën e tij per te kuptuar nese kishte bashkëpunëtore, apo kishte vepruar i vetëm. Ne shtëpi nuk iu gjeten arme. Fqinjët e përshkruan si njeri te heshtur, jo shume besimtar, qe nuk kishte agjëruar gjate muajit te Ramazanit. Por kohet e fundit ai kishte shfaqur shenja depresioni, pasi ishte ne proces divorci nga bashkëshortja. I riu kishte marre me qera dy dite me pare kamionin, me te cilin goditi turmat e njerëzve dhe e kishte parkuar ate ne shëtitore per thuajse 9 ore. Policisë i kishte thene se do te shpërndante akullore me te. Edhe pse e morën ne pyetje, agjentet nuk dyshuan se do te kryente sulmin.